#NotInMyName, myslimanët i bashkohen hashtagut për të mos i krahasuar me terroristët

Publikuar tek: bota, më 14:36 17-11-2015 #NotInMyName, myslimanët i bashkohen hashtagut për të mos i krahasuar me terroristët Një karikaturë që tregon se si një femre myslimane i duhet të mbajë përsipër veprimet e terroristëve

Ndërkohë që në gjithë botën diskutohet për sulmet terroriste në Paris, në rrjetet sociale ka shpërthyer hashtagu #NotInMyName.

“Nuk e shoh ISIS si Myslimanë. Shoh terroristë kur shoh tek ISIS” thotë një aktiviste myslimane Philistine Ayad për CNN. “Për mua, terrorizmi nuk njeh religjion”. Ayad që jeton në SHBA që nga 2001, thotë se ndihet e ndërkombëtarizuar. Megjithatë, i dhemb kur ajo vendos jihabin mbi kokë, dhe në publik dëgjon që mërmërisin pas saj.

Ajo mendon se fushata  #NotInMyName do të ndihmojë që të shmanget islamofobia në kulturat perëndimore. “Dua që të ketë një mirëkuptim ndërmjet muslimanëve dhe jomuslimanëve për viktimat e terrorit por jo të biem në Islamofobi” thotë ajo.

Ayad  gjithashtu ka shprehur mendimet e veta nëpërmjet artit. Poston në twitter një karikaturë ku është e vendosur ajo, dhe pasha mbi të janë gjithçka që terroristët kanë krijuar. Ajo ndjen se gishtat janë drejtuar mbi të vetëm e vetëm se është myslimane.

“#NotInMyName do të thotë se do të marrim pushtetin prapë, për të prezantuar veten dhe atë që jemi në të vërtetë, që do të thotë, njerëz paqësor” thotë Ayad.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014466047286987
array(1) { ["section"]=> string(88) "notinmyname-myslimanet-i-bashkohen-hashtagut-per-te-mos-i-krahasuar-me-terroristet-25630" }