NOTRE-DAME/ E gjitha bota po kërkon babain dhe vajzën që luajnë para Katedrales, arsyen nuk do e besoni

Publikuar tek: bota, më 14:08 16-04-2019 NOTRE-DAME/ E gjitha bota po kërkon babain dhe vajzën që luajnë para Katedrales, arsyen nuk do e besoni

Një lutje për të gjetur dy persona të fotografuar para Notre-Dame pak minuta para se katedralen ta pushtonte zjarri shkatërrues ka marrë dhenë në mediat sociale.

Një foto shihen momente të ngrohta, në atë që duket të jetë një baba dhe vajza e tij e vogël duke luajtur jashtë monumentit historik në Paris.

Turistja Brooke Windsor, 23 vjeç, thotë se e shkrepi fotografinë rreth një orë para se të shpërthente zjarri në ndërtesë.

Në një përpjekje për t'i gjetur, ajo e postoi foton në Twitter, shkruan BBC, transmeton Newsbomb.al.

"Twitter nëse ke ndonjë magji, ndihmo t'i gjej ", shkruante ajo.

Deri më tani mesazhi është ndarë 66,000 herë nga njerëz në mbarë botën të vendosur për të ndihmuar Windsor që të gjurmojë personat në foto.

Windsor, nga Michigan, SHBA, i tha BBC se ka shpresë për të gjetur vajzën dhe babain në foto.

Megjithatë ajo pranoi se nuk ishte e sigurt nëse ata ishin babë e bijë duke thënë se krijoi këtë mendim: "thjesht afrimiteti që unë vura re nga ata".

Ajo i bëri thirrje përdoruesve të Twitter që ta ndihmojnë atë t'i gjejë.

Windsor tha se po qëndronte midis mijëra njerëzve në rrugë rreth katedrales duke e parë zjarrin horror që përfshiu monumentin 850 vjeçar.

"Ne pamë në shok dhe zemërthyerje me pjesën tjetër të Parisit," i tha ajo BBC, ndërsa shkrepjen e kësaj fotoje ajo e quan 'moment historik', pasi tregon katedralen në pak minuta para se imazhi i gjithë Parisit të ndryshonte përgjithmonë.

lllaaaaaa.jpg

lllllllaa.jpg

 

 

 

 

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012938976287842
array(1) { ["section"]=> string(108) "notre-dame-e-gjitha-bota-po-kerkon-babain-dhe-vajzen-qe-luajne-para-katedrales-arsyen-nuk-do-e-besoni-160646" }