Nuk arriti asnjë marrëveshje me Trump, por Kim Jong Un bëri në samit atë që s'ka ndodhur kurrë më parë (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 11:39 28-02-2019 Nuk arriti asnjë marrëveshje me Trump, por Kim Jong Un bëri në samit atë që s'ka ndodhur kurrë më parë (VIDEO)

Ndonëse sytë e gjithë botës ishin dje në samitin e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un asgjë nuk shkoi ashtu siç ishte parashikuar.

 

Ishte Shtëpia e Bardhë, e cila njoftoi sot se nuk u arrit asnjë marrëveshje, ndërsa më pas Trump u shpreh se takimi ishte produktiv por ata zgjodhën të mos arrihej asgjë.

Mirëpo, ky takim, i dyti mes dy liderëve ka regjistruar edhe një të veçantë. Diktatori i Koresë së Veriut i është përgjigjur për herë të parë një gazetari të huaj.

I pyetur dje në Vietnam nëse është gati për çarmatimin nga armët bërthamore të Koresë, Kim iu përgjigj: “Nëse unë nuk jam i gatshëm ta bëj, unë nuk do të isha këtu tani”.

Kjo deklaratë e tij bëri që presidenti Trump të qeshë. "Kjo mund të jetë përgjigja më e mirë që keni dëgjuar ndonjëherë”, tha presidenti Trump, ndërsa kërkoi më tej që ky moment të memorizohej.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012557029724121
array(1) { ["section"]=> string(114) "nuk-arriti-asnje-marreveshje-me-trump-por-kim-jong-un-beri-ne-samit-ate-qe-s-ka-ndodhur-kurre-me-pare-video-154573" }