‘’Nuk bëj pushime jashtë shtetit që prej 2013’’, Edi PALOKA kthehet pas në kohë dhe sulmon RAMËN: More charterin për të parë Juventusin në Torino, Etilda s’e ka problem të firmosë bileta avioni 2 milionë lekë (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 12:48 25-08-2019 ‘’Nuk bëj pushime jashtë shtetit që prej 2013’’, Edi PALOKA kthehet pas në kohë dhe sulmon RAMËN: More charterin për të parë Juventusin në Torino, Etilda s’e ka problem të firmosë bileta avioni 2 milionë lekë (E PLOTË) Rama dhe Paloka

Nënkryetari i Partisë Demokratie Edi Paloka sulmoi kryeministrin e vendit Edi Rama pas deklaratës së këtij të fundit që përgënjeshtronte lajmet se kishte udhëtuar për pushime në Greqi.

Zyrtari i selisë blu i kujtoi Ramës pushimet e shuma dhe të kushtueshme që ka bërë në SHBA, Hong Kong, Monako. Ai thumboi dhe Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, së cilës dje iu publikuan fatura të kushtueshme të qëndrimit në disa hotele të vendeve të Perëndimit.

Postimi i Edi Palokës:
Sa herë hap gojën që të mbulojë jetën luksoze, Edi Rama gënjen si derr!

“Jo në Greqi, por askund tjetër nuk bëj pushime që nga 2013 si kryeministër”- thotë Edvin mashtruesi, që jeton në një vilë të paktën 2 milion euro, por të deklaruar shumë më pak.

Për rifreskim të kujtesës për shqiptarët që nuk kanë pse mbajnë mend çdo mashtrim të Edi Ramës, më poshtë janë disa nga pushimet superluksoze të Ramës, të pranuara prej tij vetë, siç shikohet edhe ne video.

Pushimet në Majami në SHBA, të pranuara me gojën e tij.

Pushimet në Boston në SHBA.

Pushimet në Nju Xhersi në SHBA.

Pushimet në Europë dhe Azi, nga Mynihu në Hong Kong, nga Stambolli në Nju Jork, nga Berlini në Rostok, sa herë hap ekspozita private. 10 ditë qëndroi vetëm në Neë York për ekspozitën që u hap në një nga galeritë më të shtrenjta në botë.

Pushime në Monte Karlo në klubin e miliarderëve te Monakos ( E justifikuar nga Fuga , pasi u denoncua, si ftese private e Princit te Monakos)

Ky që mori helikopterin për të shkuar nga vila në Vlorë deri në aeroport ku e priste charteri me të cilin shkoi në Torino vetem për të parë ndeshjen e Juventusit e për të bërë një foto me Ronaldon deklarohet me paturpësi, më se një herë, se “nuk i pelqen luksi” dhe pushimet i bën në Shqipëri...!!!Rama jo vetëm ka bërë pushime jashtë vendit, por i ka bërë ato me shpenzime marramendëse, që nuk justifikohen me pasurinë e deklaruar prej tij. Prandaj, Etilda nuk e ka problem të firmosë bileta avioni 2 milionë lekë dhe hotele 600-700 euro nata. Ajo thjesht ka ndjekur modelin e shefit të saj, Edi Rama, që gënjen pa u skuqur fare se nuk paska bërë kurrë pushime jashtë shtetit si kryeministër.



 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03065299987793
array(1) { ["section"]=> string(216) "nuk-bej-pushime-jashte-shtetit-qe-prej-2013-edi-paloka-kthehet-pas-ne-kohe-dhe-sulmon-ramen-more-charterin-per-te-pare-juventusin-ne-torino-etilda-s-e-ka-problem-te-firmose-bileta-avioni-2-milione-leke-e-plote-176281" }