“Nuk bën fare”, këngëtarja që refuzoi Elgit Dodën: M’u duk sikur rashë në ndonjë humnerë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:09 08-02-2017 “Nuk bën fare”, këngëtarja që refuzoi Elgit Dodën: M’u duk sikur rashë në ndonjë humnerë

Kompozitori Elgit Doda tregon emrin e këngëtares që i preu shpresat në InTv.

I ftuar në emisionin “Tek Unë” me Arjola Shehun, Giti siç i thërret shoqëria artistin, ka treguar për fillimet e tij në muzikë. Ai tha se pati fatin që karrierën ta fillonte në një televizion muzikor. Aty iu dha edhe mundësia të bashkëpunonte me artistë të rinj por edhe me artistë me eksperiencë. Teksa Arjola e pyet për fillimet e tij, Elgiti tregon se nuk ka qënë shumë e thjesht, duke preferuar të ndajë me publikun e “Tek Unë” edhe një histori, që me humor e kujton si refuzimin e parë.

“Artistja e parë që kam pas në studio ka qënë Rezarta Shkurta. Isha pak i ndrojtur në atë kohë dhe vendos t’i tregoj këngën. Ajo e dëgjon dhe më thotë: “Nuk bën fare.” Aty mu duk sikur rash në ndonjë humnerë.”

“Mos u mërzit se ti i talentuar je, por thjesht të duhet pak më shumë kohë”, shtoi Rezarta, megjtihatë siç vet Giti shprehet me humor, ai nuk ishte më ngushëllim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.047180891036987
array(1) { ["section"]=> string(90) "nuk-ben-fare-kengetarja-qe-refuzoi-elgit-doden-m-u-duk-sikur-rashe-ne-ndonje-humnere-68089" }