‘Nuk dalim nga këtu pa na u plotësuar kërkesat tona’, naftëtarët në ditën e dytë të grevës: Rama të vërë dorën në zemër, na ka lënë në mes të katër rrugëve

Publikuar tek: aktualitet, më 09:57 29-09-2020 ‘Nuk dalim nga këtu pa na u plotësuar kërkesat tona’, naftëtarët në ditën e dytë të grevës: Rama të vërë dorën në zemër, na ka lënë në mes të katër rrugëve Naftetaret

Naftëtarët  e Ballshit kanë përshkallëzuar protestën duke hyrë në ditën e dytë të grevës së urisë.

 

Naftëtarët thonë se deri më tani nuk ka ardhur asnjë përfaqësues i ministrisë apo qeverisë, por e vetmja që është interesuar për situatën e tyre ka qënë vetëm media.

“Këtu ka ardhur vetëm media që përcjell shqetësimet tona. Deri tani asnjë reagim nga ministria apo qeveria. Nuk dalim nga greva pa na u plotësuar kërkesat tona. Rama të vërë dorën në zemër pasi na ka lënë në mes të katër rrugëve”, thonë naftëtarët.

Kujtojmë se naftëtarët e Ballshit nuk kanë ndalur me protestat e tyre pasi nuk u janë dhënë 20 pagat e punës. Gjithashtu ata kërkojnë hapjen e uzinës pasi është e vetmja mundësi për të mbijetuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011087894439697
array(1) { ["section"]=> string(157) "nuk-dalim-nga-ketu-pa-na-u-plotesuar-kerkesat-tona-naftetaret-ne-diten-e-dyte-te-greves-rama-te-vere-doren-ne-zemer-na-ka-lene-ne-mes-te-kater-rrugeve-222061" }