‘Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas’...komedia që do të shkundë Tiranën

Publikuar tek: kulture-art, më 18:44 05-06-2019 ‘Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas’...komedia që do të shkundë Tiranën

Situata nga më absurdet, që nxisin dialogje e lojë skenike shumë interesante, që ndjellin batuta e të qeshura pafund.

Eshtë konsideruar si një nga kryeveprat e dramaturgjisë bashkëkohore greke, jo thjesht si një komedi që mbart vlera të mëdha artistike por që përcjell përmes humorit të hollë edhe mesazhe të forta për ndërgjegjësimin e shoqërisë ndaj njerëzve me aftësi të kufizuara.

Spitha, djali që nuk flet është poet dhe punon në bibliotekë. Jovani që nuk dëgjon është një kuzhinier i jashtëzakonshëm dhe ka një restorant të tijin, ndërsa Theofani që nuk sheh, punon në një callcenter. Ata janë të sukseshëm në punët e tyre, bashkëjetojnë në një apartament duke u kuptuar shumë mirë me njëri- tjetrin. Jeta u shkon normalisht derisa në rutinën e tyre hyn një grua e bukur. Ata dashurohen pas saj, pa e ditur se po po marrosen pas së njëjtes grua. Normaliteti në atë shtëpi tronditet pikërisht në momentin kur ajo hyn aty e ata përballen me këtë të vërtetë. Raportet mes tyre ndryshojnë, interesat e tyre evoluojnë duke vënë në pikëpyetje të madhe miqësinë e kahershme. Nëpërmjet peripecive komike, ata përmbledhin dhe plotësojnë aftësitë e njëri- tjetrit, duke u përpjekur secili që ta bërë atë grua për vete.

Pra duke plotësuar njëri- tjetrin ata mund të përjetojnë emocione të mëdha, të jetojnë si të mos kishin asnjë aftësi të kufizuar: dashurohen, xhelozohen, përpiqen për të fituar atë që duan. Ata pra mund të jetojnë si gjithë të tjerët.

‘Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas’ shkruar nga autori grek Yorgos Theodosiadis, konceptuar sipas regjisë së Donard Hasanit e Valdrin Hasanit, e në intepretimin e aktorëve të njohur Vin Bejleri, Romir Zalla, Alert Çeloaliaj dhe Jorida Meta, është shfaqur pak ditë më parë në festivalin e teatrove në Fier.

Këtë fundjavë, në datat 7-8-9 qershor do të jepet në teatrin eksperimental ‘Kujtim Spahivogli’ në Tiranë, për të vijuar edhe në javën tjetër në datat 12-13-14-15-16 qershor.

Shfaqjet e tre ditëve në Fier ishin një tregues i qartë i një suksesi të garantuar edhe në Tiranë.

Screenshot_6.png

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069179534912109
array(1) { ["section"]=> string(70) "nuk-degjoj-nuk-shikoj-nuk-flas-komedia-qe-do-te-shkunde-tiranen-167059" }