Nuk di, a me qa a me ulëri!

Publikuar tek: aktualitet, më 22:41 10-01-2020 Nuk di, a me qa a me ulëri! Autorja e komentit: Ledi Shamku

Shkruan Ledi Shamku:

RRI?!


Ata janë të martuar, posi!

Kanë edhe një vajzuke, po!

Burri ka ca kohë që i ka thënë burgut hapu se shiste miell jo nga ai i petullave!

Banojnë në Paskuqan, pra në Tiranë!

Burri, ai i miellit, aty në birucë ku është ka hallin e nderit. Dhe le roje të vëllanë.

Rojen e gruas së burrit që s’është!


Vëllai i burrit që s’është hyn në shtëpi, aty ku gruaja po ha darkën vetmitare me t’ëmën dhe vajzën, dhe e vret. Jo, më falni, nuk e vret, e vdes në dru me një shkop bejsbolli. Në dru e vdes deri sa ajo vdes se burri që s’është, ai i miellit, po vdiste nga dyshimet...

Ajo vdiq.

E copëtuan në sy të vajzukes

E mbaruan në sy të nënës

E sosën në prani të vetes së vetme.

Ishte e vetme dhe ishte veçse 37 vjeç.


Dhe ti rri?

Ti hesht?

Ti rri në shtëpi?

Ti jep lajme të tjera veç kësaj a thua se ky është thjesht një lajm?

Ti? Ç’dreqin bën ti shoqëria ime bashkë me mua e me sa si mua, ç’dreqin bëjmë që s’bëjmë asgjë, po thjesht mbushim kuota grash e vajzash e vajzash e grash... ndërkohë që gratë na i vrasin në sy të vajzave e vajzat na i vrasin pa u bërë gra!

Ah po, prit se jena tu u marrë me Iranin, Trampin dhe do trampolina të tjera.


Nuk di a me qa a me ofsha a me ulëri, nuk di... Kam hall se po brita, m’tremben kuotat e m’arratisen nga letrat!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kërkohej nga Interpoli, arrestohet në Itali shqiptari që trafikoi 22 kg kokainë 
Vrasja mafioze e Kastriot Reçit, Leshaj optimist: Ngjarja do të zbardhet, ka progres nga hetimet »
Article Logic
Execution time: 0.010712146759033
array(1) { ["section"]=> string(32) "nuk-di-a-me-qa-a-me-uleri-191740" }