Nuk do emigrantët, por Britania e Madhe ka numrin më të lartë të shtetasve që jetojnë jashtë vendit

Publikuar tek: bota, më 22:07 07-07-2016 Nuk do emigrantët, por Britania e Madhe ka numrin më të lartë të shtetasve që jetojnë jashtë vendit Numri i shtetasve të vendeve të BE që jetojnë në të gjithë botën

Ishte kundër pranimit të refugjatëve sirianë dhe ndjek një linjë të ashpër kundër emigrantëve, çka frymëzoi edhe qytetarët që të votojnë për largimin nga Bashkimi Europian, por rezulton se Britania e Madhe është shteti që ka më shumë emigrantë.

Sipas “Metrocosm”, nga 28 vendet anëtarë të BE-së, janë shtetasit e britanisë më të shumtit në numër që jetojnë jashtë vendit të tyre. Plot 4.9 milion britanikë kanë emigruar në të gjithë botën, të cilët ndiqen nga polakët me 4.4 milion dhe gjermanët me 4 milion.

Por situata ndryshon disi kur flasim për emigrimin brenda vendeve të BE-së. Në grafikun e dytë renditja ndryshon, pas Britania pozicionohet në vendin e 5-të me rreth 1.5 milion qytetarë të saj që preferojnë një shtet tjetër të BE-së për të jetuar. Në vend të parë ndodhet Polonia, e ndjekur nga Rumania, Gjermania dhe Italia.

pQyytX7IDSxvGRIqlpsLVpQTeGVSTr7Y6M2TFr-Z6Bo.png

*Shtetet e BE që kanë më shumë emigrantë të tyre brenda unionit

Sa i përket shteteve të BE-së që britanikët preferojnë për të jetuar janë Spanja, Irlanda, Franca, Gjermania dhe Italia.

6KM1cwLW9sIqhU1HB1nw_uYluzKajpchG2Zu8HbdmAk_copy.png

*Shtetet e BE që britanikët preferojnë për të jetuar

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.043998003005981
array(1) { ["section"]=> string(104) "nuk-do-emigrantet-por-britania-e-madhe-ka-numrin-me-te-larte-te-shtetasve-qe-jetojne-jashte-vendit-45881" }