“Nuk do harrojmë”, Basha publikon videon: Në 8 vite Rama solli vetëm dështime e dëme të mëdha

Publikuar tek: politike, më 08:36 23-02-2021 “Nuk do harrojmë”, Basha publikon videon: Në 8 vite Rama solli vetëm dështime e dëme të mëdha

Kreu i PD, Lulzim Basha shkruan se kryeministri Edi Rama në 8 vite ka sjellë vetëm dështime.

Ai ka publikuar një video ku sipas tij tregon dështimet e Ramës gjatë qeverisjes.

Me tej, Basha thekson se me 25 prill kryeministri do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë.

“Për 8 vjet Rama solli vetëm dështime e dëme të mëdha. Më 25 prill Rama do të humbë e Shqipëria do të fitojë,” shkruan Basha në postimin e tij.

“Kemi marrë goditje të rënda dhe jemi përballur me sfida të mëdha. E di që disa prej jush jeni të pakënaqur, që nuk janë përmbushur të gjitha pritshmëritë e këtij mandati të dytë… As unë s’jam i kënaqur. Jo sot, por asnjëherë. Por të mos harrojmë çfarë kemi hequr…

Ju keni hequr shumë në fakt. Aq sa keni trefishuar pasuritë. Keni rritur taksat dhe borxhin publik. Keni i shpërdoruar 1.2 miliardë euro të shqiptarëve. Keni kriminalizuar politikën.

Keni kanabizuar vendin. Keni kaluar Sirinë për numrin e azilkërkuesve. Keni lënë Shqipërinë në vendnumëro. Keni dhënë më shumë se 2 miliardë euro me PPP. Dhe aty ku po aktron, keni falsifikuar firmën e sekretarit amerikan të shtetit, për të fituar 20 milionë euro për 1 kilometër rrugë. Jo, nuk do të harrojmë,” dëgjohet të thuhet në video.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vaksinimi i personaliteteve, Panos Soko s’përmbahet: Edi Rama i hodhi si mish i gjallë në xhunglën e mërisë së publikut, do t’i përdorë në fushatë
LSI në fushatë, Monika Kryemadhi: Me ne, shqiptarët do të ushqehen më mirë dhe më lirë! (VIDEO-MESAZHI) »
Article Logic
Execution time: 0.011590003967285
array(1) { ["section"]=> string(96) "nuk-do-harrojme-basha-publikon-videon-ne-8-vite-rama-solli-vetem-deshtime-e-deme-te-medha-239869" }