Një djalë serb që zgjodhi të kalonte ndërrimin e viteve i vetëm në mes të Tiranës, këtë herë ka bërë diçka të papritur.
Duket se djali serb, i cili dokumenton qëndrimin e tij në Shqipëri përmes videove të cilat i ngarkon në Youtube, vijon të qëndrojë në Tiranë, ku së fundmi ka marrë pjesë në audicionet e “Big Brother Albania 9”, reality show që pritet të nisë së shpejti në Top Channel, raporton Newsbomb.al.
“Jam këtu në Tiranë dhe po shikoja në internet se çfarë ka ndodnjë gjë të rëndësishme, dhe mora vesh që po bëhen disa audicione te hotel Internationa për Big Brother Albania. Po shkoj të regjistrohem”, thotë ai. Dhe mesa duket nga foto më sipër, ia ka arritur të konkurrojë. A Do të përzgjidhet apo jo? Mbetet për t’u parë… /Newsbomb.al