Nuk dogjën mandatet, Basha sulmon Rudina Hajdarin, Murrizin e Kokën: Në shportën me mollë, korbi qëmton ato të kalburat

Publikuar tek: politike, më 21:45 22-08-2019 Nuk dogjën mandatet, Basha sulmon Rudina Hajdarin, Murrizin e Kokën: Në shportën me mollë, korbi qëmton ato të kalburat Kryedemokrati Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha sulmon dy deputetët e PD Rudina Hajdari e Myslym Murrizi dhe Lefter Kokën e LSI pasi nuk pranuan të digjnin mandatet.

Duke folur për vendimin e shkurtit për të djegur në masë mandatet, Basha shtoi se nga 64 deputetë që opozita kishte në Parlament, vetëm tre prej tyre nuk u bindën dhe nuk pranuan vullnetin e popullit duke mos lënë karriget. Për kryedemokratin, deputetët që nuk lanë mandatin por dhe ata që u ulën më pas në ato të lëna bosh, u blenë nga Rama.

Si për t’ju përgjigjur ngulmimit të Çim Pekës për një përgjigje për ata që nuk lanë mandatet, Basha sulmoi ‘me stil’ Rudina Hajdarin, Myslym Murrizin e Lefter Kokën, duke bërë një krahasim me një shprehje popullore.

‘Në një shportë me mollë korbi qëmton mollët e kalbura, por kështu vetëm sa i rrit vlerën shportës’, tha Basha, kreu i PD.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022652864456177
array(1) { ["section"]=> string(122) "nuk-dogjen-mandatet-basha-sulmon-rudina-hajdarin-murrizin-e-koken-ne-shporten-me-molle-korbi-qemton-ato-te-kalburat-176062" }