Nuk dorëzohet Dhimitër Kraja, pas rikuperimit nga Covid-19, rikthehet në spitalin Infektiv në shërbim të pacientëve

Publikuar tek: aktualitet, më 16:32 06-04-2020 Nuk dorëzohet Dhimitër Kraja, pas rikuperimit nga Covid-19, rikthehet në spitalin Infektiv në shërbim të pacientëve Doktor Dhimiter Kraja

Mjeku i njohur Dhimitër Kraja, i cili u infektua pasi ishte rikthyer nga pensioni për të shërbyer krah kolegëve të tij te Infektivi, bëhet me dije se pasi ka fituar betejën me Covid-19 dhe tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore, do të rikthehet përsëri në spital, në shërbim të pacientëve.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila tha se pasi ka kontaktuar me Krajën, i cili ndodhet në shtëpi në gjendje të mirë, ky i  fundit i ka thene se mezi pret që të rikthehet përsëri në spitalin Infektiv të japë kontributin e tij në këtë “luftë” me Covid.

“Sa të bëhem për tu rikthyer do rikthehem”, kështu ëshë shprehur Kraja kur ka folur me ministren, bën me dije Manastirliu në një lidhje për news 24.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092978477478027
array(1) { ["section"]=> string(120) "nuk-dorezohet-dhimiter-kraja-pas-rikuperimit-nga-covid-19-rikthehet-ne-spitalin-infektiv-ne-sherbim-te-pacienteve-201597" }