Nuk dorëzoi kokainën në Angli, pronarët e resortit luksoz i masakruan vëllanë, zbardhet telefonata e Astrit Prengës dhe porositë për familjarët

Publikuar tek: aktualitet, më 16:05 29-01-2020 Nuk dorëzoi kokainën në Angli, pronarët e resortit luksoz i masakruan vëllanë, zbardhet telefonata e Astrit Prengës dhe porositë për familjarët Te arrestuarit dhe resorti

Jak Prenga është marrë peng dhe më pas është vrarë nga grupi i bandës së Hajrajve në resortin e tyre luksoz ‘Golden’ që ndodhet në Durrës në shenjë hakmarrje ndaj vëllait të tij Astrit Prenga, i cili nuk ka dorëzuar në Angli një porosi të kësaj bande, prej 243 kilogram kokainë.

Pokuroria ka vënë nën përgjim familjarët e viktimës dhe kanë arritur të zbardhin një telefonatë të Astrit Prengës me familjarët, i cili u ka kërkuar atyre të mos kenë asnjë lloj bashkëpunimi me policinë e shtetit të mos komunikojnë në asnjë lloj momenti lidhur me marrjen peng të vëllait të tij, i cili gjeti vdekjen nga dhuna barbare.

Sipas përgjimeve ka rezultuar se Astriti u ka thënë familjarëve se e ka dorëzuar sasinë e kokainës në destinacion. Ndërkaq lidhur me vëllain e marrë peng, Astriti u ka thënë atyre të mos shqetësohen sepse ndodhet në resortin ‘Golden’ dhe është mirë.

Ndërkohë nga filmimet ka rezultuar e kundërta. Jak Prenga është rrahur për vdekje që në momentin e rrëmbimit në Kamëz. Kur është dërguar në resort, ka ecur me këmbët e tij, por kur ka dalë sipas pamjeve të sekuestruara nga kompleksi, 49 vjeçari është tërhequr zvarrë dhe i zhveshur e më pas është futur në një furgon, me të cilin është bërë dhe transporti për në vendin ku është groposur, shkruan newsbomb.al.

Sipas hetimeve Astriti nuk e kishte dorëzuar të gjithë sasinë e kokainës që kishte porosi nga Hajrajt dhe hakmarrja ishte tejet e rëndë, duke i marrë jetën e vëllait, i cili ka lënë pas 5 fëmijë.

Policia ka kërkuar arrest me burg për autorët e krimit Bajram Hajri, Elton Hajri, Leonard Hajri (të tre vëllezër) Olsi Turja, Festim Bezhdili si dhe ka shpallur në kërkim disa të tjerë.

Jak Prenga u mor peng në Kamëz mesditën e 17 Janarit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070161819458008
array(1) { ["section"]=> string(148) "nuk-dorezoi-kokainen-ne-angli-pronaret-e-resortit-luksoz-i-masakruan-vellane-zbardhet-telefonata-e-astrit-prenges-dhe-porosite-per-familjaret-193505" }