Nuk dorëzoi mandatin, deputetja e LSI-së nuk di kur është krijuar partia

Publikuar tek: politike, më 22:35 15-05-2019 Nuk dorëzoi mandatin, deputetja e LSI-së nuk di kur është krijuar partia

Deputetja e LSI në Lezhë, Elda Hoti është e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin e ‘Opinion’.

Ajo ka pranuar se puna e parë që ka bërë në jetë është deputete.

E pyetur për djegien e mandateve, Hoti u shpreh se nuk është informuar.

‘Nuk kam eksperiencë politike, pranimi të vija sot këtu kisha pak dyshime. Dalja për herë të parë ka emocionet e veta. Edhe nëse do kisha fituar nuk do kisha pranuar të digjja mandatin. Nuk më kanë pyetur për mandatet kur janë djegu’, tha Hoti.  

Gjithashtu e zënë ngushtë nga gazetarja Anila Basha se kur është krijuar LSI, Hoti ka surprizuar me përgjigjen e saj duke u shprehur: 'Të them të drejtën, nuk e di'. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019797086715698
array(1) { ["section"]=> string(78) "nuk-dorezoi-mandatin-deputetja-e-lsi-se-nuk-di-kur-eshte-krijuar-partia-164483" }