‘Nuk dua dylbi që të shoh Pazarin e Ri dhe Liqenin’, Ajola Xoxa i kthehet komentueses për Veliajn

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:02 26-06-2019 ‘Nuk dua dylbi që të shoh Pazarin e Ri dhe Liqenin’, Ajola Xoxa i kthehet komentueses për Veliajn

Pak orë më parë, Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakuat Erion Veliaj, ka shprehur mbështetjen publike për të, përmes një postimi në Instagram.

Por nuk kanë munguar as komentet e shumta, të cilëve Ajola nuk ka ngurruar t’u kthejë përgjigje.

Njëri prej ndjekëseve shprehet se punët e Veliajt në Tiranë nuk mund t’i shohësh as me dylbi dhe se ai më shumë bën publicitet sesa punë të vërtetë:

‘Të krenohesh kaq shumë me punë që nuk mund t’i shikosh as me dylbi , ku infrastruktura mund të jetë më e zhvilluar në fshatrat e Shqipërisë sesa në lagjet e Tiranës. Është për të ardhur keq ne çfarë realiteti po jetojmë ku shohim përditë masakra që i bëhen vendit tonë. Më shumë është i foksuar të bëjë reklama në media sikur po bën diçka ama në të vërtetë s’ka bërë asgjë. Kështu që më mirë të fokusohet në projekte dhe punë që vërtetë i vlejnë Tiranës sesa të bëjë publicitete në instagram. Një punë që vërtet vlen nuk ka nevojë për publicitet. Unë personalisht nuk mbështes asnje parti politike pasi asnje parti deri me sot nuk ka menduar per atdheun e tij dhe popullin por ka menuar se si ta siguroje jeten e tij edhe pasi eshte larguar nga ai post. Në qoftë se dëshironi mund ta fshini këtë koment, mund të më fusni bllok apo mund të bëni cfarë ju keni dëshire ama e verteta dhemb por nuk mund të ndryshohet’, shkruan komentuesja.

Por Xoxa i kthehet se nuk ka nevojë për dylbi për të parë punët e Veliajt me Pazarin e Ri, Parqet e Lojërave apo gjelbërimin e Liqenit dhe dhe Kalanë e Tiranës.

‘Me thënë të drejtën, nuk kam nevojë për dylbi që të shoh Pazarin e Ri, të çoj djalin tek Parku i Lojërave tek Liqeni, të shëtis rreth liqenit dhe ta shikoj pa frikë dhe duke u gëzuar per gjelbërimin e tij, të eci ne Bulevardin e Ri, tek Kalaja e Tiranës, etj etj etj. Tani une e kuptoj që ti këtu je me mision kundërshtues, dhe e di se edhe ti vetë e kupton absurdin e qëndrimit tend, por e mira në jetë eshte me qenë, të paktën, të vërtetë’.

Screenshot_18.png

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026236057281494
array(1) { ["section"]=> string(101) "nuk-dua-dylbi-qe-te-shoh-pazarin-e-ri-dhe-liqenin-ajola-xoxa-i-kthehet-komentueses-per-veliajn-169868" }