‘Nuk dua t’i përmend me emër plehrat’, moderatori shqiptar tregon i revoltuar fillimet e vështira

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:47 20-04-2019 ‘Nuk dua t’i përmend me emër plehrat’, moderatori shqiptar tregon i revoltuar fillimet e vështira

Moderatori Isli Islami, i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Mos i fol shoferit’  ka rrëfyer fillimet e tij  të karrierës, të cilat nuk kanë qenë shumë të thjeshta.

Isli ka treguar se fillimisht studioi për violiencel, më pas iu fut regjisë, ëndërr që iu ndërpre nga të tjerë.

Megjithatë Islami i falenderon sepse sipas moderatorit vendi i tij nuk do të ishte në regji gjithsesi.

‘Nuk kam patur një adoleshencë se kam qenë në Lice. Duhet të studionim gjithë kohës. Unë vazhdoja për violincelë. Kam bërë një kurs regjie në vit të katërt dhe e mora me shumë qejf se mendoja që do bëhesha një regjisor i mirë. Ndodhi që dicka e bëra lidhjen më vonë. Nevoja për violincelë ishte shumë aso kohe. Donin që ata që ishin të vazhdonin në Akademi, por kur e morën vesh që të paktët që ishin për violincelë nuk donin, u krijua një lloj rrëmuje. Menduam se nuk do na lejojnë të futemi në degë të tjera përvec violincelit, dhe sot ankohemi për diktaturë. Bëra kurs, pastaj mu komplikuan gjërat dhe nuk e vazhdova. Për të kuptuar që ndoshta ma kanë bërë kastile, por më kanë bërë nder, sepse nuk dua ti përmend me emër plehrat, por më kanë bërë nder sepse mendoj se vendi im nuk do ishte në regji’, tha moderatori.

isli.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026563882827759
array(1) { ["section"]=> string(101) "nuk-dua-t-i-permend-me-emer-plehrat-moderatori-shqiptar-tregon-i-revoltuar-fillimet-e-veshtira-161229" }