'Nuk duan zgjedhje', Rama: Luli pret biologjinë, që unë për arsye moshe të largohem, Monika thotë do marrim 100 mandate; Te Iliri shikoj një shkarje ledhi të rëndë

Publikuar tek: politike, më 14:56 29-10-2020 'Nuk duan zgjedhje', Rama: Luli pret biologjinë, që unë për arsye moshe të largohem, Monika thotë do marrim 100 mandate; Te Iliri shikoj një shkarje ledhi të rëndë Kryeministri Rama

Kryeministri Rama ka izonizuar kundërshtarët e tij politikë nga foltorja e Kuvendit, menjëherë sapo 96 deputetë kanë rrëzuar dekretin e Presidentit për ndryshimin në Kodin e ri Zgjedhor. Rama ka thënë se Meta e çoi Kodin në Venecia që të mos bëhen zgjedhje në Shqipëri.

Madje, kryeministri nuk ka kursyer as deputetët e rinj, kur tha se ata nuk janë as të tijët dhe as të Taulant Ballës, por kanë ardhur aty me firmë të Monika Kryemadhit dhe Lulzim Bashës.

Sipas Ramës, kreu i PD Lulzim Basha pret që për arsye biologjike ai të largohet si kryeministër, ndërsa presidenti Ilir Meta ka treguar, sipas tij, që nuk do që zgjedhjet të mbahen në 25 prill.

"Ndërkohë që Ilir Meta ka një problem tjetër, shumë të qartë. Një problem, aq të qartë saqë është e dhimbshme nga ana njerëzore ta shikosh katandisjen e një individi që Shqipëria i ka dhënë atë që nuk i ka dhënë askujt pas ngritjes së flamurit të Pavarësisë. Askujt. Që nga Ismail Qemali, nuk kanë marrë nga Shqipëria atë që ka marrë Ilir Meta. Kryeministër 30 vjeç, kryeparlamentar 40 vjeç, dhe Prersident 50 vjeç. Tani për të 60-at ca kërkon ky. Do të bëhet mbret", tha nër të tjera Rama.

Pjesë nga deklarata:

Sot Ilir Meta e ka ftuar Parlamentin që të rrëzojë dekretin e tij duke e sfiduar Parlamentin. Duke sfiduar jo vetëm ata që votuan pro por dhe ata që votuan kundër, në integritetin e tyre jo si persona por si anëtar të këtij Parlamenti. Sipas Ilir Metës ky Parlament nuk ka integritet për të bërë punën e tij. Sipas Ilir Metës ju që jeni këtu ju kam sjell unë bashkë me Taulant Ballën. bashkë me disa alienë. Ju kemi gjetur në hënë, në mars e madje ndonjërin dhe në jupiter.

Në fakt jo. Ju që jeni këtu keni ardhur me firmën e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit. Këta të dy kanë firmosur, këta të dy. Madje dhe më keq. Ju keni ardhur këtu me recetë nga doktor Peço Vasili. Dhe Ilir Meta thotë se ju kam sjell unë këtu. Sipas meje ju jeni një aksident i dobishëm sepse falë bashkëpunimit me ju kemi bërë atë që nuk do bënim dot nëse këtu do ishte Monika, Luli dhe shkokët e tyre nuk duan zgjedhje. Luli është në pritje që biologjia të kryej rotacionin. Pra për arsye biologjike, për moshë apo për problemet e mia të largohem unë dhe të vijë ai.

Vizioni është i qartë: Rama ik. Program s’ka. Ndërsa strategjia është prit biologjinë. Ndërkohë që pret biologjinë, vazhdo ngatërro aritmetikën. Ndërkohë që Ilir Meta ka një problem tjetër, shumë të qartë. Një problem, aq të qartë saqë është e dhimbshme nga ana njerëzore ta shikosh katandisjen e një individi që Shqipëria i ka dhënë atë që nuk i ka dhënë askujt pas ngritjes së flamurit të Pavarësisë. Askujt. Që nga Ismail Qemali, nuk kanë marrë nga Shqipëria atë që ka marrë Ilir Meta. Kryeministër 30 vjeç, kryeparlamentar 40 vjeç, dhe Prersident 50 vjeç. Tani për të 60-at ca kërkon ky. Do të bëhet mbret.

Kërkon të na bindi që presidenti ka të drejtë të vendos tabelë te varrezat e Dëshmorëve dhe të na thotë kush janë dëshmorë. Atje janë të gjithë dëshmorë. Dhe Ilir Meta me një tabelë dhe me ca verdhushka në krah, shkon dhe ju shpërndan medalje si të dalluar mes heronjve. Nuk e ka bërë asnjë në botë këtë, asnjëherë.

Te kjo shfaqje e një shkarje ledhi të rëndë, unë shikoj arsyen pse vjen këtu refuzimi për ligjin zgjedhor për zgjedhje që bëhen në prill të vitit të ardhshmë. Nëse do i besonim Monikës, me ligjin që sot rikonfimojmë, LSI merr 100 mandate. Po të mos e bëjmë, merr 80, kuptohet bashkë me Lulin. Ligji që ne kalojmë e bën më të qartë për njerëzit, ku të votojnë, për kë dhe ku përfundon vota e tyre. Mirëpo, deri sot vota ka qenë voto Lulin por e ke si ato mbrrokllat kinder. Ke çokollatën, të del Ilir Meta brenda. Dhe Monika bashkë. E ke Ilir Metën dhe Monikën duke të bërë protestë përditë për punësime, tenderime, rienergjizime. Ndërkohë që ti je demokrat. Imagjino Korab Lita nga cfarë ke shpëtuar ti.

Ngado që të rrotullosh, çokollatën blu e ke me Ilirin dhe Monikën brenda. Dhe sikur të mos mjaftojnë këta të dy, ke dhe përparësen e Peço Vasilit që e mbështjell çokollatën. Përpjekja e Ilir Metës për ta çuar në Venecia, është një përpjkekje që tregon se ku do të dali Ilir Meta. Do të dali aty ku donte të dilte dhe më parë, të hedh në erë zgjedhjet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Për çfarë u fut Azemi në grevë?”, Rama-Hajdarit: Më ndihmo që gratë naftëtare të dalin nga greva, pastaj diskutojmë çfarë mund të bëjmë
Rrëzimi i dekretit, Rama: Ilir Meta të sillet si president i Republikës, jo si Shefi i Monikës, opinioni i Venecias i mirëpritur »
Article Logic
Execution time: 0.011693000793457
array(1) { ["section"]=> string(163) "nuk-duan-zgjedhje-rama-luli-pret-biologjine-qe-une-per-arsye-moshe-te-largohem-monika-thote-do-marrim-100-mandate-te-iliri-shikoj-nje-shkarje-ledhi-te-rende-225654" }