Kreshnik Spahiu paralajmëroi sot rikthimin në politikë dhe i bëri thirrje 20 partive të vogla të bashkohen kundër tre forcave politike të mëdha PS, PD, LSI.
Por në listën e partive që Spahiu i ftonte, nuk ishte ajo e avokatit të njohur Altin Goxhaj. Ky i fundit thotë se nuk i intereson që s’e kanë ftuar duke i quajtur edhe këto parti të vogla si trafikante votash.
“Kreshniku bën sikur s’ekzistojmë. Emri i partisë tonë nuk ishte aty. Por kur pashë disa parti aty që kanë trafikuar vota, nuk kam çfarë diskutoj për këtë temë. Estabishment është Rama, Basha, Monika, por edhe këto bishta janë estabishment, edhe Kreshniku vetë. A s’ka qenë ai në KQZ-në që bëri vjedhjen më të madhe të zgjedheve?!”, tha Goxhaj në Fax News.