Nuk e keni besuar por efektet e arrave në organizëm janë mahnitëse

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:59 26-09-2016 Nuk e keni besuar por efektet e arrave në organizëm janë mahnitëse

Sipas një studimi të publikuar së fundmi efekti i arrave  në shëndet është mahnitës. Ata janë mbrojtëset më të mira të zemrës sonë.

Arrat janë të pasura me lëndë ushqyese të tila si: omega­3; omega­6; magnez; vitaminë 6, mangan, baker, zink, fosfor, hekur etj.

Një studim i Dr. Penny Kris Etherton shpjegon se konsumimi i vetëm një grush arrave pesë herë në javë, ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës për 40%. Studimi kishte gjetur se personat që konsumojnë arra në mënyrë të rregullt, përmirësojnë ndjeshëm nivelin e kolesterolit në gjak dhe i bëjnë më fleksibile enët e gjakut të cilat ndiihmojnë në qarkullimin e gjakut pa probleme.

Hulumtimi kishte vëzhguar 15 njerëz me nivel te larte të kolesterolit të cilët kishin pasur për detyrë të konsumojnë nga 7 arra, 5 herë në javë. Rezultatet e hulumtimit treguan se ndikimi i parë në organizëm kishte ardhur pas vetë 4 ore nga konsumimi i tyre, ku ishte vërejtur përmirësim i fleksibilitetit të enëve të gjakut. Ndërsa ndikimi në uljen e nivelit të kolesterolit ishte vërejtur në periudha më afatëgjata.

Konsumi i arrave gjatë ditës na mbron nga sulmet kardiake. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.089427947998047
array(1) { ["section"]=> string(72) "nuk-e-keni-besuar-por-efektet-e-arrave-ne-organizem-jane-mahnitese-54191" }