Nuk e lejuan të mbajë maskë mbrojtëse ndaj Covid-19, jep dorëheqjen infermierja

Publikuar tek: bota, më 13:36 04-04-2020 Nuk e lejuan të mbajë maskë mbrojtëse ndaj Covid-19, jep dorëheqjen infermierja Foto ilustruese

Tracy Brennan, infermiere në spitalin Hillingdon në Londër ka dhënë dorëheqjen pasi eprorët nuk e lejuan që të mbante maskën mbrojtëse si masë parandaluese ndaj Covid-19.

Brennan ishte rikthyer në punë pas vetëizolimit 14 ditor, pasi e bija kishte dhënë simptoma të koronavirusit. 

Pas kthimit në detyrë, infiermierja nuk është lejuar nga eprorët që të mbajë masat mbrojtëse, pasi të sëmurët në këtë spital nuk kishin simptoma të Covid-19.

“Unë isha duke marrë gjak nga pacientët për analizat, ndërsa njëri prej tyre u kollit mbi fytyrën time, sigurisht jo me qëllim, ndaj e pashë të arsyeshme që të merrja masa mbrojtëse për veten dhe këdo rreth meje. Pas kësaj situate, m’u kërkua nga eprorët e mij që të hiqja maskën duke ndjekur politikat e besimit. Kjo gjë m’u duk e paarsyeshme, sepse askush nuk e di cili është i prekur me koronavirus, ndaj dua të mbroj veten dhe familjen. Në këtë mënyrë nuk gjeta rrugë tjetër, duke dhënë dorëhejqjen”, shkroi infermierja në letrën e shpërndarë nga mediat britanike.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0093879699707031
array(1) { ["section"]=> string(85) "nuk-e-lejuan-te-mbaje-maske-mbrojtese-ndaj-covid-19-jep-doreheqjen-infermierja-201320" }