Nuk e lënë të luajë në kompjuter, i riu kërcënon se do të djegë shtëpinë

Publikuar tek: bota, më 17:10 28-05-2019 Nuk e lënë të luajë në kompjuter, i riu kërcënon se do të djegë shtëpinë

'Fortnite' është videoloja e re në internet, e cila ka bërë shumë të rinj të jenë të varur dhe ka krijuar shumë probleme brenda në familje.

Në Amerikë madje është hapur një qendër speciale rehabilitimi vetëm për këtë lojë.

Lajmi i fundit vjen pikërisht nga Amerika atje ku një djalë 14-vjeçar me emrin Jill Sëeatman ka kërcënuar prindërit e tij se do të djeg shtepinë nesë nuk e lënë të luajë.

Sipas 'The Sun', 14-vjeçari luante më shumë se 12 orë në ditë deri sa prinderit e tij i morën kompjuterin. Pas ketij akti djali mori një çakmak dhe tha se do të digjte shtëpinë. Madje mori një thikë dhe shkruajti emrin e tij në muret e shtëpisë.

Sipas ekspertëve mënyra për të ndihmuar një djal nuk është heqja e kompjuterit me dhunë,  por diskutimi dhe largimi i ngadaltë. Duket se bota e videolojërave ka shumë rreziqe…

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013108015060425
array(1) { ["section"]=> string(78) "nuk-e-lene-te-luaje-ne-kompjuter-i-riu-kercenon-se-do-te-djege-shtepine-166044" }