Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur për gjendjen shëndetësore të nënkryetarit të partisë, Petrit Vasili.
Ajo tha sot në “Zonë e Lirë” se Vasili nuk e mori seriozisht sëmundjen dhe e neglizhoi veten, por tani është më mirë.
Kryemadhi tregoi se edhe nëna e tij 89-vjeçare ishte prekur, madje e kaloi më lehtë se ai.
“Z. Vasili kaloi Covid-in. Nuk e mori seriozisht Covid-in, donte ta kalonte me ibuprofen dhe pastaj e la veten. E kaloi mamaja e Petrit Vasilit shumë më lehtë se ai, ajo është 89 vjeçe. Ai e la veten e vet, por tani është shumë mirë. Titi aman si këpucari që nuk rregullon këpucët e tij”, ka thënë Kryemadhi.