‘Nuk e shkatërrova unë martesën dhe as familjen’, modelja pranon lidhjen me Robert Berishën: Të dua përgjithmonë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 08:58 26-02-2020 ‘Nuk e shkatërrova unë martesën dhe as familjen’, modelja pranon lidhjen me Robert Berishën: Të dua përgjithmonë

Ish-çifti Nora Istrefi dhe Robert Berisha prej disa kohësh janë në qendër të mediave rozë.

Në filim ata pranuan divorcin, më pas që kanë mbetur miq shumë të mirë, ndërsa më tej Roberti u përfol për një lidhje me një modele nga Kosova.

Ndonëse u publikuan foto mes të dyve, këngëtari mohoi gjithçka.

‘Vajza në foto, Jessica Kadiu, është 21 vjeçe dhe shoqe e grupit. Ka ardhur për të marrë pjesë në projektet tona. Nëse unë pi kafe me ndonjë kolege, ose dikë të familjes, me tezen, nuk do të thotë se jam i lidhur me tezen’, sqaroi Roberti në atë kohë.

Ndërkohë mesnatën e djeshme, krejt papritur Jessica Kadiu reagoi përmes Instagram.

Ajo pranoi se ka qenë në një lidhje me këngëtarin, por sqaron se nuk është ajo shkaktarja e ndarjes me Norën.

‘Po, është e vërtetë që kam qenë në një marrëdhënie me Robert Berishën, nuk e kuptoj pse gjërat duhet të fshihen a thua se po bënim ndonjë krim. Personalisht mendoj se ka një ndryshim të madh mes të mbajturit gjërat private dhe të mbajturit sekret. Jam dakord që marrëdhëniet të mbahen private, por s’mund të jem me dikë që po më mban sekret. Njerëzit do të gjykojnë gjithmonë dhe do ta gjejnë dikë për ta fajësuar. Nuk mund ta ndalosh. Figurat publike kanë nevojë për dashuri gjithashtu, edhe ata bëjnë gabime si gjithë të tjerët. Një jetë kemi. E nesërmja nuk dihet, ndaj s’mund të jetoj një gënjeshtër. Ndoshta e kam gabim, por s’më intereson. Të gjithë mësojmë nga gabimet tona. Unë jam ajo që jam dhe s’kam asgjë për të fshehur. Robert, faleminderit për të gjithë dashurinë që më ke dhënë këtë vit dhe do të doja që gjërat të ishin ndryshe për ne. Kjo mënyrë jetese shkatërron kaq shumë gjëra. Shpresoj që një ditë gjërat të ndryshojnë dhe të jemi sërish bashkë. Të dua sot e përgjithmonë’, shkruan modelja.

Më pas në një Instastory tjetër, Jessica shprehet: ‘Doja të sqaroja diçka përpara se të filloni të gjykoni: NUK e shkatërrova unë martesën. NUK shkatërrova një familje. Marrëdhënia ime me Robertin filloi pasi ai dhe ish-gruaja i dhanë fund martesës. Jam rritur nga një familje me moral dhe e respektuar. Prandaj, përpara se të gjykoni, kujtoni që është një situatë që s’do ta kuptoni kurrë dhe nuk ka problem, por po ju kërkoj të mendoni para se të flisni dhe të mos akuzoni kot’.

prive.png

85067020_149877446077597_7034939311661252608_n.jpg

85174422_2352654978359023_4764623962682425344_n.jpg

85227331_184917099460106_7424088061920673792_n.jpg

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Koronavirusi anulon xhirimet e filmit 'Mision Impossible 7' në Venecia
»
Article Logic
Execution time: 0.0059990882873535
array(1) { ["section"]=> string(115) "nuk-e-shkaterrova-une-martesen-dhe-as-familjen-modelja-pranon-lidhjen-me-robert-berishen-te-dua-pergjithmone-196489" }