'Nuk e urova, më tha do i them Florit', Ardit Çuni zbulon bisedën me Enedën pasi i ngeli hatri për 0 pikët

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:53 09-12-2019 'Nuk e urova, më tha do i them Florit', Ardit Çuni zbulon bisedën me Enedën pasi i ngeli hatri për 0 pikët Eneda Tarifa dhe Ardit Çuni

Një nga pakënaqësitë më të mëdha të festivalit 'Kënga Magjike' të këtij edicioni, lidhur me votimet, ishte ajo e Ardit Çunit ndaj Eneda Tarifës.

Këngëtari i cili  prej kohësh është mik i Enedës, shprehu publikisht hatërmbetjet, pasi kjo e fundit nuk i kishte dhënë asnjë pikë, ndërkohë që ai e kishte vlerësuar me pikët maksimale. (30 pikë)

I ftuar në 'Thumb on' me Aulonën dhe Fatmën, Arditi u shpreh se ndihej i lënduar jo për faktin se nuk ishte votuar nga Eneida por sepse nuk duronte dot pafytyrësitë.

Madje këngëtari tha se pas spektaklit Enedës nuk i kishte çuar një mesazh urimi por i kishte kërkuar një shpjegim.

'Unë dhe Eneda jemi miq prej kohësh, jo të ngushtë por miq prej kohësh. Të dhemb më tepër kur e ke afër. Nuk jam mërzitur pse nuk dola në finale se u bë lëmsh me votimet. Pse u lëndova është fakti që unë nuk i toleroj dot pafytyrësitë. Nuk doja të bëja lajm mediatik, nuk doja të reagoja.

Madje mbrëmë po e ndiqja në shtëpi festivalin dhe u shokova kur pashë. Të gjithë miqtë më shkruajnë që si ka mundësi që Eneda më kishte dhënë 0 pikë. I shkruajta Enedës dhe i thashë, e di që po pret një mesazh urimi, por ndoshta vendosi producenti jot i dashur, Flori Mumajesi për pikët e tua', tregoi Arditi.

Ndërsa Eneda i kishte thënë:

'Meqe ke vendosur ta bësh publike, bëje, në të kundërt mesazhin do ia çoj Florit'.

'I thashë mos u shqetëso sepse mesazhin ia kam derguar vet Florit', tregoi Arditi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075161457061768
array(1) { ["section"]=> string(109) "nuk-e-urova-me-tha-do-i-them-florit-ardit-cuni-zbulon-biseden-me-eneden-pasi-i-ngeli-hatri-per-0-piket-188881" }