Nuk e vlerësoi me pikë, këngëtarja thumbon Jonida Maliqin: Nuk ta ngacmova Romeon

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:41 09-12-2019 Nuk e vlerësoi me pikë, këngëtarja thumbon Jonida Maliqin: Nuk ta ngacmova Romeon

Pakënaqësitë në ‘Kënga Magjike’ kanë filluar të zbulohen pak e nga pak menjëherë pas përfundimit të festivalit.

Xheisara ka qenë një ndër këngëtaret që nuk janë futur në finale, edhe pse kënga ‘Si me t’lon’ u pëlqye shumë. E ftuar mbrëmjen e djeshme në ‘Thumb on’, Xheisara u shpreh se nuk e priste që Jonida Maliqi të mos e vlerësonte pasi dikur ka folur me superlativa për të

‘Nuk e prisja nga Jonida Maliqi se ajo më ka mbështetur në The Voice. Presioni është shumë i madh dhe nuk mund të më gjykosh mua nëse nuk e ke provuar’, u shpreh ajo.

Më tej Xheisara tregoi se ka marrë shumë mesazhe pozitive për këngën ndërsa të tjerë e kishin pyetur mos kishte ngacmuar Romeon e ky mund të ishte shkaku pse Jonida nuk e ka vlerësuar.

‘Më thonin disa mos i ke ngacmuar Romeon Jonidës po s’kam kohë unë të merrem, nuk kam bërë kurrë nga këto. Nuk e kuptova pse u kap personalisht me mua’, deklaroi Xheisara.

b.jpg

maxresdefault.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024063110351562
array(1) { ["section"]=> string(86) "nuk-e-vleresoi-me-pike-kengetarja-thumbon-jonida-maliqin-nuk-ta-ngacmova-romeon-188835" }