Nuk emëron kryeministrin se nuk e duan protestuesit, presidenti i Irakut paralajmëron dorëheqjen

Publikuar tek: bota, më 20:56 26-12-2019 Nuk emëron kryeministrin se nuk e duan protestuesit, presidenti i Irakut paralajmëron dorëheqjen

Presidenti i Irakut Barham Salih refuzoi të enjten të emërojë si kryeministër kandidatin e ofruar nga një grup parlamentar që mbështetet nga Irani. Ai tha se ai preferonte të jepte dorëheqjen sesa të caktonte dikë në një pozicion që do të refuzohej nga protestuesit.

Ai që njihet si blloku Bina e që drejtohet nga udhëheqësi i milicisë së mbështetur nga Irani, Hadi al-Amiri, kishte emëruar guvernatorin e Basrës, Asaad al-Edani për postin e kryeministrit të vendit.

Por presidenti Salih tha në një deklaratë se emërimi i Assad Al-Edanit nuk do t'i qetësonte protestuesit që kërkojnë një Kryeministër të pavarur pa asnjë lidhje partiake apo nuk ndihmonte në qetësimin e trazirave që vazhdojnë të trondisin vendin.

Ai tha se për shkak se kushtetuta nuk i jep atij të drejtën të hedhë poshtë kandidatët për kryeministër, ai ishte gati të largohej nga detyra.

Që prej fillimit të muajit tetor Iraku është përfshirë nga protesta masive. Shumica e protestuesve janë të rinj që kërkojnë përmisim të qeverisjes së vendit e klasës politike që e shohin si thellësisht të korruptuar e fajtore që shumica e irakenëve janë varfëri. Prej fillimit të protestave janë vrarë më shumë se 450 persona.

Muajin e kaluar Kryeministri Adel Abdul Mahdi dha dorëheqjen, por kjo nuk i ndali protestat. Zoti Mahdi do të vazhdojë të jetë në detyrë deri në zgjedhjen e kryeministrit të ri të vendit. /VOA

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089170932769775
array(1) { ["section"]=> string(102) "nuk-emeron-kryeministrin-se-nuk-e-duan-protestuesit-presidenti-i-irakut-paralajmeron-doreheqjen-190466" }