‘Nuk është 3D por fotografi nga realiteti’, Rama: Transformim rrënjësor i liqenit të Pukës falë Rilindjes Urbane

Publikuar tek: aktualitet, më 20:10 22-08-2019 ‘Nuk është 3D por fotografi nga realiteti’, Rama: Transformim rrënjësor i liqenit të Pukës falë Rilindjes Urbane Transformimi i liqenit te Pukes - Foto e shperndare nga kryeministri Rama

Kryeministri Rama ka publikuar pak më parë disa foto nga përfundimi i punimeve në liqenin e Pukës, i kthyer tashmë sipas tij në një destinacion të ri turistik.

‘Ky është liqeni në fund të bulevardit të qytetit të vogël të Pukës. Imazhet aktuale që do t’ju pëlqejnë besoj, s’janë 3D po fotografi nga realiteti i një destinacioni të ri turistik, aty ku deri dje, siç mund ta shihni në fotot e para pak kohe, kishte vetëm rrënim, ferra, gropa e plehra e nuk shkelte askush’, shkruan Rama, ndërsa tregon dhe fotot.

Sipas kryeministrit, ky ndryshim rrenjësor është falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane dhe shton po ashtu se Puka po transformohet vit pas viti.

‘Sot, falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, në atë qytet mes pyjesh e pejsazhesh fantastike, po ndodh një transformim që vit pas viti, do të tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj. ShqipëriaqëDuam’, përfundon Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072429180145264
array(1) { ["section"]=> string(115) "nuk-eshte-3d-por-fotografi-nga-realiteti-rama-transformim-rrenjesor-i-liqenit-te-pukes-fale-rilindjes-urbane-176051" }