'Nuk është bërë deti kos', Rama e thotë hapur: Kush nuk paguan dritat, s'do ketë drita!

Publikuar tek: aktualitet, më 18:20 25-03-2020 'Nuk është bërë deti kos', Rama e thotë hapur: Kush nuk paguan dritat, s'do ketë drita!

Kryeministri Edi Rama tha se mospagesa e dritave nga qytetarët apo subjektet e biznesit, nuk negociohet.

Kreu i qeverisë, në një mbledhje online me ministrat, u tregua i qartë duke thënë troç që kush nuk paguan dritat nuk do ketë drita. Sipas Ramës, falja e kamatvonesave është e mjaftueshme.

"Taksat dhe sigurimet do paguhen. Se përndryshe nuk shkojmë dot përpara, dhe do përfundojmë në ndonjë gropë që as korona nuk na gjen dot. Kush nuk paguan drita nuk do ketë drita. Këtu nuk është bërë deti kos. Mospagesa e dritave krijon një zinxhir problemi për të gjithë. Mospagesa e dritave nuk negociohet. Pikë. Kemi fshirë kamatvonesat. Kush thotë s'kam mundësi të paguajë, të fillojë të kursejë. Nuk kemi luksin të futemi prapë në një krizë energjitike dhe të merremi me OSHEE..."

Në mbledhjen online, morën pjesë kryeministri Rama, ministri për Rindërtimin dhe COVID-19 Arben Ahmetaj, ministri i Brendshëm Lleshaj, ministrja e Shëndetësisë Manastirliu, Anila Denaj e Financave, Etilda Gjonaj e Drejtësisë dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017737865447998
array(1) { ["section"]=> string(88) "nuk-eshte-bere-deti-kos-rama-e-thote-hapur-kush-nuk-paguan-dritat-s-do-kete-drita-200058" }