'Nuk është e rëndësishme vetëm të fitosh', Meta MESAZH ngushëllimi për Fatmir Frashërin 

Publikuar tek: aktualitet, më 13:20 20-07-2019 'Nuk është e rëndësishme vetëm të fitosh', Meta MESAZH ngushëllimi për Fatmir Frashërin 

Teksa janë duke u zhvilluar homazhet për legjendën e kombëtares shqiptare dhe Tiranës, Fatmir Frashërin Presidenti Ilir Meta ka publikuar një mesazh ngushëllimi.

Në një postim në Facebook , Meta deklaron se në këto 'momente dhimbje e nostalgjie', dëshiron të shprehë mirënjohje të thellë për veprën e tij.

"Njeriu i cili ndryshoi futbollin botëror, legjenda e Ajax, Johan Cruijff deklaronte se nuk është e rëndësishme vetëm të fitosh, por edhe si fiton. Për të mbështetur këtë filozofi të re, ai publikoi 14 rregullat bazë që i shkojnë aq shumë edhe legjendës kuqezi dhe bardhë e blu, i cili u ndesh si i barabartë me Ajax-in e madhërishëm të asaj kohe. Sidomos rregulli i 14: "Bring beauty to the sport" i shkonte aq shumë Fatmir Frashërit.
Ndaj sot në këto momente dhimbje e nostalgjie, familjes Frashëri, kolegëve dhe të gjithë sportdashësve dua t'u shpreh edhe njëherë mirënjohjen më të thellë për veprën e tij, dhe ne do ta kujtojmë përherë me dashuri me këto foto nga ndeshjet me Ajax-in, ku u mësoi të gjithëve se si duhet të ndeshemi me dinjitet dhe të barabartë edhe me më të mëdhenjtë", shkruan Presidenti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026307106018066
array(1) { ["section"]=> string(91) "nuk-eshte-e-rendesishme-vetem-te-fitosh-meta-mesazh-ngushellimi-per-fatmir-frasherin-172775" }