Nuk gjeti as votën e tij në kuti, Spahiu: Profesori i ndjerë protestoi për dy muaj, Shkodra heshti

Publikuar tek: aktualitet, më 18:30 24-06-2019 Nuk gjeti as votën e tij në kuti, Spahiu: Profesori i ndjerë protestoi për dy muaj, Shkodra heshti

Na ndajnë vetëm  gjashtë ditë nga zgjedhjet lokale të 30 Qershoit dhe ish-kreu i 'Aleanca Kuq e Zi', Kreshnik Spahiu është kthyer pas në kujtesë në zgjedhjet e vitit 2009.

Përmes një statusi në 'Facebook', Spahiu ka kujtuar profesorin e ndjerë, njëherazi dhe ish-deputetin Gilman Bakalli, i cili më 2009 kandidoi si deputet i pavarur.

Nga rezultati i votimit doli se Shkodra i kishte dhënë zero vota. Sipas Spahiut, Bakalli protestoi i vetëm dy muaj rresht me parrullën: 'Ku është vota ime dhe e familjes?, ndërkohë Shkodra heshti dhe partia e tij e groposi votën.

'KUJTESË: Prof. Gilman Bakalli ndërroi jetë në moshën 49 vjeç. Në 2005 ishte deputet i PD, por në 2009 ai kandidoi si deputet i Polit të Lirisë kundër qeverisë Berisha. Nga rezultati votimeve doli që Shkodra i kishte dhënë zero votë. Profesor Bakalli protestoi i vetëm dy muaj rresht me parrullën: 'Ku është vota ime dhe e familjes?' Shkodra heshti dhe partia e tij e groposi votën dhe idealin e tij, shkruan Spahiu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072221755981445
array(1) { ["section"]=> string(102) "nuk-gjeti-as-voten-e-tij-ne-kuti-spahiu-profesori-i-ndjere-protestoi-per-dy-muaj-shkodra-heshti-169578" }