Nuk i bënë jehonë zgjedhjeve të PS, Rama kapet me mediat: S'bëjnë asnjë lajm për ne se janë të zëna me thashetheme

Publikuar tek: politike, më 19:00 06-11-2019 Nuk i bënë jehonë zgjedhjeve të PS, Rama kapet me mediat: S'bëjnë asnjë lajm për ne se janë të zëna me thashetheme FotoArkive: Kryeministri Rama

Kryeministri Rama ka lajmëruar pak më parë zhvillimin e zgjedhjeve brenda Partisë Socialiste për zgjedhjen e delegatëve të Kongresit, ndërsa nuk ka lënë jashtë vëmendjes dhe mediat.

Në postimin e tij, Rama “sulmon” mediat, duke thënë se zgjedhjet në PS nuk bëjnë lajm në to sepse janë të zëna sipas tij me thashetheme, gënjeshtra e të zeza nga vendi e bota. Gjatë ditës së sotme, zgjedhjet në PS janë mbuluar “cektas” nga mediat, çka mesa duket ka shtyrë Ramën t’i anatemojë pse nuk i kanë dhënë “zë” nismës më të re të socialistëve “Ti zgjedh”.

“Zgjedhjet në PS nuk bëjnë lajm në mediat e zëna me thashetheme, gënjeshtra e të zeza nga vendi e bota, por ato janë një proces me shumë pjesëmarrje, organizatë më organizatë e asamble më asamble, ku Partia Socialiste po ripërtërihet e riorganizohet për sfidën e vitit 2021”, shkruan kryeministri.

Më tej, Rama përgëzon socialistët e Elbasanit për nisjen e procesit për zgjedhjen e delegatëve të Kongresit, ndërsa shpërndanë dhe foto nga takimi i strukturave. “Një përgëzim për të gjithë anëtarësinë socialiste dhe për socialistët e socialistet e Elbasanit, që siç tregojnë këto pamje po shkojnë drejt zgjedhjes së delegatëve të Kongresit me energji të reja pozitive. Krenar për PS”, vijon Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022244215011597
array(1) { ["section"]=> string(119) "nuk-i-bene-jehone-zgjedhjeve-te-ps-rama-kapet-me-mediat-s-bejne-asnje-lajm-per-ne-se-jane-te-zena-me-thashetheme-184938" }