Nuk i bënë mirë llogaritë/ Përgjimet tradhëtojnë autorin e vrasjes në Korçë, si xhaxhai e mësonte të gënjente dhe çfarë thanë prindërit (DETAJE NGA SEANCA NË GJYKATË)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:17 22-12-2019 Nuk i bënë mirë llogaritë/ Përgjimet tradhëtojnë autorin e vrasjes në Korçë, si xhaxhai e mësonte të gënjente dhe çfarë thanë prindërit (DETAJE NGA SEANCA NË GJYKATË) 18 vjeçari Devis Hoti, autori i dyshuar për vrasjen e Flamur Duçit

Mëngjesin e sotëm doli para tolgave të zeza të Korçës, autori i dyshuar për vrasjen e 48 vjeçarit, Flamur Duçi, më Mborje të Korçës.

18 vjeçari Devis Hoti, i dyshuar si vrasës i Duçit, kokëulur dhe i ndrojtur ka mohuar krimin por ka dhënë një dëshmi kontradiktore.

Ai është pyetur nga grupi i hetuesve për disa shenja që kishte në fytyrë dhe ka deklaruar se është rrëzuar në mal. Ndërsa prindërit kanë thënë se djali i tyre nuk kishte asnjë shenjë ditën e vrasjes.

Për më tepër, Hoti është lëjuar të lejuar të flasë me xhaxhain e tij në ambientet e paraburgimit, ku ai mbahej pasi u ndalua dhe është përgjuar në mënyrë ambientale. Gjatë bisedës mes tyre, xhaxhai i ka kërkuar të mohojë krimin dhe të thotë se shenjat i janë shkaktuar, kur është rrëzuar në mal, deklaratë që 18 vjeçari bëri sot, në Gjykatën e Korçës.

Në fund të seancës, gjykatësi i çështjes ka dhënë masën ‘arrest me burg’, ndërsa avokati i mbrojtës i të dyshuarit  ka kërkuar masën 'arrest shtëpie'.

Lexo edhe: https://www.newsbomb.al/viktima-kishte-ne-dore-fije-floku-dalin-detajet-e-para-te-hetimeve-nga-vrasja-e-pronarit-te-lokalit-ne-korce-190070

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U konfliktuan fizikisht me një person, arrestohen babë e bir në Bulqizë, shpallet në kërkim djali tjetër që dhunoi forcat e rendit
Reshjet e dendura të shiut, pezullohet lundrimi në Sarandë »
Article Logic
Execution time: 0.013523101806641
array(1) { ["section"]=> string(169) "nuk-i-bene-mire-llogarite-pergjimet-tradhetojne-autorin-e-vrasjes-ne-korce-si-xhaxhai-e-mesonte-te-genjente-dhe-cfare-thane-prinderit-detaje-nga-seanca-ne-gjykate-190074" }