Nuk i bindet patrullës, i riu i dehur në timon ndjekje si nëpër filma me Policinë: Rrezikoi të merrte para disa makina e këmbësorë

Publikuar tek: aktualitet, më 23:30 25-01-2020 Nuk i bindet patrullës, i riu i dehur në timon ndjekje si nëpër filma me Policinë: Rrezikoi të merrte para disa makina e këmbësorë Foto ilustruese

Një ndjekje si nëpër filma ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit, në afërsi të fshatit Papër, mes efektivëve të Policisë dhe një të riu që i drejtonte makinën i dehur.

Mësohet se, i riu nuk i është bindur patrullës që i kishte bërë shenjë të ndalonte dhe është larguar më mjetin që drejtonte. Menjëherë patrulla i është vënë në ndjekje, ndërsa ka parë nga mbrapa të riun që bënte manovra të rrezikshme në përpjekje për t’i shpëtuar Bluve të Elbasanit, nën ndikimin e alkoolit.

Pas manovrave të rrezikshme, i riu është bllokuar në rrugën Elbasan-Papër dhe është prangosur menjëherë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070409774780273
array(1) { ["section"]=> string(135) "nuk-i-bindet-patrulles-i-riu-i-dehur-ne-timon-ndjekje-si-neper-filma-me-policine-rrezikoi-te-merrte-para-disa-makina-e-kembesore-193153" }