Nuk i bindet urdhrit të policisë për të ndaluar, i riu nga Durrësi kapet me kokainë në makinë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:48 21-12-2019 Nuk i bindet urdhrit të policisë për të ndaluar, i riu nga Durrësi kapet me kokainë në makinë

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin S.K.,21 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të bluve për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi me automjet.

Mësohet se policia janë vënë në ndjekje, ku i riu braktisi mjetin dhe tentoi të largohej me vrap por s’ka mundur dot pasi është vënë në pranga.

Gjatë kontrollit të ushtruar, 21 vjeçarit i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël të dyshuar lëndë narkotike kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Drejtim mjeti në mënyrë të pa rregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të Policisë”.

Njoftimi i Policisë:

Nuk i bindet urdhrit të Policisë për të ndalur dhe tenton të largohet, por arrestohet në flagrancë një 21 vjeçar. Ndalohet dhe një 30 vjeçar në kërkim kombëtar. Nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore Durrës u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit: S.K.,21 vjeç banues në Durrës.  

Shërbimet e Policisë gjatë patrullimit kanë konstatuar një automjet i cili bënte parakalime të gabuara dhe i kanë dhënë shenjë ndalimi, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi.

Menjëherë shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje, ku drejtuesi i mjeti braktisi mjetit dhe tentoi të largohej me vrap por s’ka mundur dot pasi është vënë në pranga nga Policia. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël të dyshuar lëndë narkotike kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Drejtim mjeti në mënyrë të pa rregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të Policisë”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Me flamurin kuqezi mbi supe para Kryeministrisë, protestuesit ‘ia nxijnë’ vizitën Vuçiçit  
Majlinda Bregu ‘faktor’ në takimin mes liderave të Ballkanit, bisedon me Vuçiç, i tregon si të pozojë Zoran Zaev (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.012446880340576
array(1) { ["section"]=> string(99) "nuk-i-bindet-urdhrit-te-policise-per-te-ndaluar-i-riu-nga-durresi-kapet-me-kokaine-ne-makine-190005" }