Nuk i dha shtetësinë Janullatosit, Bamir Topi tregon kërkesën e ministres greke

Publikuar tek: politike, më 23:19 02-02-2018 Nuk i dha shtetësinë Janullatosit, Bamir Topi tregon kërkesën e ministres greke

Ish-presidenti Bamir Topi rrëfeu sot në “Reapolitix” në Report Tv” një kërkesë që i ka bërë ish-ministrja e jashtme greke Dora Bokojanis, kur ai ishte në detyrën e kreut të shtetit, lidhur me dhëniën e shtetësisë shqiptare kreut të Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare, kompasit grek Anastas Janullatos.

Topi tha se Bokojanis iu drejtua me këto fjalë: “Zoti president duam të dimë, nëse do t’ia jepni shtetësinë apo jo?”.

Por Topi deklaroi se e shkarkoi këtë përgjegjësi nga vetja. “Kam thënë se si institucion, për të mos e politizuar, por në funksion të rolit që ka, ju i takoni palët politike, trajtoheni me ta, të bien dakord, të bëjnë propozimin dhe unë do t’ia bëj” – tha ai, duke nënkuptuar se vullneti për të mos ia dhënë shtetësinë Janullatosit ishte i partive politike dhe jo i vetë presidentit të Republikës, edhe pse ligji ia njeh këtij të fundit të drejtën e dhënies së shtetësisë qytetarëve të huaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011268854141235
array(1) { ["section"]=> string(85) "nuk-i-dha-shtetesine-janullatosit-bamir-topi-tregon-kerkesen-e-ministres-greke-108918" }