Nuk i dhanë vizën të dashurit shqiptar, e reja britanike tenton të hidhet nga ura

Publikuar tek: bota, më 14:15 20-08-2018 Nuk i dhanë vizën të dashurit shqiptar, e reja britanike tenton të hidhet nga ura

Një shtetase angleze tentoi të vetëvritet pasi mohuan vizën të fejuarit të saj shqiptar.

24-vjeçarja britanike Paige Smith tentoi të hidhej nga një urë në veri të Londrës 17 dhjetorin e vitit të kaluar.  

Por fatmirësisht në ato momente në urë u gjendën dy oficerë policie të cilët e zbritën poshtë.

Refuzimi i vizës së partnerit shqiptar Fation Ballmi ndikoi shumë keq te 24-vjeçarja dhe e dërgoi atë drejt vendimit drastik të vetëvrasjes.

Pas tre vitesh fejesë ata kishin bërë kërkesë për vizë për Ballmin, por pas dy muajsh atoritetet e refuzuan kërkesën pasi Smith duhet të kishte 18,600 stërlina të ardhura në vit, për të pranuar të fejuarin e saj në Angli, një kusht ky i vendosur në atë kohë nga Theresa May.

“Nuk mbaj mend shumë, thjesht po qëndroja atje, mbi urë e duke menduar se do të hidhem, por pastaj dy oficerë policie, nuk e di prej nga erdhën, arritën të më zbrisnin poshtë. Nuk prisja kurrë një refuzim dhe e pata marrë mjaft keq, Unë isha keq mendërisht, duke qenë se prej 11 muajsh isha larg të fejuarit tim dhe për këtë arsye tentova vetëvrasjen. Më dërguan në spital dhe qëndrova atje për më shumë se 24 orë para se të më linin të largohesha”, tha vajza britanike për “The Guardian”, ndërsa shton se pas një gabimi në verifikim nga autoritetet Smith hapi një gjyq që i dha të drejtën të fejuarit të saj të marrë vizën.

“Të gjithë thonë se kur je një qytetare britanike nuk do të ketë probleme, por në të vërtetë ka. Unë ende nuk kam takuar një shtetas britanik që ka një bashkëshort shqiptar i cili nuk ka patur probleme. Unë mendoj se kombësi të caktuara janë jashtëzakonisht të diskriminuara kur bëhet fjalë për marrjen e vizës. Unë e di se gabimet ndodhin dhe është një departament i madh qeveritar, por duket se po ndodh shumë shpesh”, është shprehur Smith.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013344049453735
array(1) { ["section"]=> string(87) "nuk-i-dhane-vizen-te-dashurit-shqiptar-e-reja-britanike-tenton-te-hidhet-nga-ura-131648" }