‘Nuk i doja meritat, t’i merrte ai’, Basha: I thashë Ramës në Këshillin e Sigurisë të merrte masa, ai tundte kokën dhe vizatonte

Publikuar tek: politike, më 22:18 30-11-2020 ‘Nuk i doja meritat, t’i merrte ai’, Basha: I thashë Ramës në Këshillin e Sigurisë të merrte masa, ai tundte kokën dhe vizatonte Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Dmeokratike Lulzim Basha ka thënë se i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Sigurisë Kombëtare që të marrë masa për të parandaluar koronavirusin, por ai nuk e ka dëgjuar.

Basha u shpreh në emisionin “Log” se në Këshillin e Sigurisë Rama tundte kokën dhe bënte sikur dëgjonte dhe mbante shënime apo bënte vizatime.

Kryedemokrati deklaroi se i kishte thënë Ramës që nuk i donte meritat, por le të dilte kryeministri dhe t’i merrte ai.

“Ekspertët pranë PD i qëndrojnë planit që kemi vënë ne në dispozicion. Sot duhet të lërë çdo gjë tjetër kryeministri. Edi Rama do detyrohet të shkojë drejt mbylljes. Unë inkurajoj të merren masa. Nëse i merr të gjitha masat, nëse rrit numrin e testimeve, nëse vë në veprim spitalet rajonale me mjek dhe infermierë dhe me hapësira të mjaftueshme, nëse bën rimbursimin e plotë të ilaçeve, atëherë mund të ndalësh krizën.

Ia thashë kryeministrit në Këshillin e Sigurisë të marrë masa, ai tundte kokën dhe bënte sikur mbante shënime apo vizatime. I thashë merri këto masa dhe nuk dua t’i marr unë meritat, dil dhe merri ti. Ne jemi sot në rrënojat e një katastrofe shëndetësore dhe ekonomike”, tha Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Favorizoj rrëzimin e çdo tiranie’, Meta thirrje popullit: Dilni në 25 prill dhe bëni REFERENDUM! Vota juaj nuk është 100 euro, as një vend pune
‘Jemi të vonuar me vënien e drejtuesve’, Basha i përgjigjet pyetjes së qytetarit dhe tregon se kush po e drejton PD-në në qarqe »
Article Logic
Execution time: 0.011592149734497
array(1) { ["section"]=> string(129) "nuk-i-doja-meritat-t-i-merrte-ai-basha-i-thashe-rames-ne-keshillin-e-sigurise-te-merrte-masa-ai-tundte-koken-dhe-vizatonte-229709" }