‘Nuk i dua brekët’, Ermal Mamaqi zbulon çfarë i thotë kryeministri Rama në film

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:20 27-01-2020 ‘Nuk i dua brekët’, Ermal Mamaqi zbulon çfarë i thotë kryeministri Rama në film

Kryeministri Edi Rama është shumë aktiv jo vetëm në politik, por edhe jashtë saj.

Së fundmi, ai është personazh në filmin e producentit Ermal Mamaqi ‘I love Tropoja’, ku ka ngjallur shumë kuriozitet për rolin e tij.

I ftuar në emisionin ‘Jo vetëm modë’, Ermali ka treguar se gjatë xhirimeve ka pasur frikë se mos Rama nuk thoshte një nga batutat, por fatmirësisht kryeministri ka pranuar.

“Një nga batutat që Rama thotë në film, edhe kishim frikë nëse do të pranonte, është: ‘Edhe unë nuk i du hiç brekët’. Por kryeministri e pranoi pa problem dhe e pëlqeu’, rrëfeu Ermali.

 Në film, Rama do të luajë rolin e dajës së personazhit të Mamaqit, një djalë i urtë, por që merret peng për ta martuar me zor. Ai ka befasuar me pamjen me flokët e gjata duke u komentuar nga të gjithë.

vf.jpg-640-0-5e2dfed8716a5.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070438385009766
array(1) { ["section"]=> string(83) "nuk-i-dua-breket-ermal-mamaqi-zbulon-cfare-i-thote-kryeministri-rama-ne-film-193291" }