“Nuk i hyri asnjë gjemb në këmbë”, Rudina Hajdari për Nexhmije Hoxhën: Jetoi dhe vdiq e qetë

Publikuar tek: politike, më 19:57 26-02-2020 “Nuk i hyri asnjë gjemb në këmbë”, Rudina Hajdari për Nexhmije Hoxhën: Jetoi dhe vdiq e qetë Deputetja Rudina Hajdari

“Një amanet i ’90 nuk u realizua, që ata njerëz të dënohen”, kështu shprehet vajza e Azem Hajdarit, deputetja Rudina Hajdari për vdekjen e gruas së diktatorit Enver Hoxha, Nexhmijen.

Në një intervistë në “Report Tv”, Hajdari tha se i vjen keq që asaj “nuk i hyri asnjë gjemb në këmbë gjatë jetës së saj”.

“Më vjen absolutisht keq që kësaj gruaje nuk i hyri asnjë gjemb në këmbë. Jetoi e qetë. Por ajo ka patur një rol të madh në vendimmarrjen e asaj kohe, dhe shumë njerëz kanë vuajtur prej saj. Një nga amanetet e ’90 nuk u realizua, që ata njerëz të marrin ndëshkim, nuk ka ndodhur por ata kanë jetuar të qetë dhe kanë ikur nga kjo jetë të qetë”, u shpre deputetja Hajdari.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0078020095825195
array(1) { ["section"]=> string(95) "nuk-i-hyri-asnje-gjemb-ne-kembe-rudina-hajdari-per-nexhmije-hoxhen-jetoi-dhe-vdiq-e-qete-196560" }