Nuk i jepnin diplomën për 1 dollar borxh që në vitin 2018, djaloshi turpëron universitetin me foton e postuar

Publikuar tek: bota, më 15:15 19-04-2019 Nuk i jepnin diplomën për 1 dollar borxh që në vitin 2018, djaloshi turpëron universitetin me foton e postuar

Një djalosh 26-vjeçar që luan në skuadrën e Rugby e Chicago Bears priste diplomën e tij në fundin e vitit 2018 nga universiteti i Alabamas por diploma nuk i erdhi kurrë.

 

Djaloshi me emrin HaHa Clinton-Dix u fut para disa ditësh në faqen e universitetit dhe zbuloi se diploma e tij nuk i vinte pasi ai i kishte borxh universitetit…1 dollar.

26-vjeçari e ka parë në mënyre gazmore këtë ngjarje dhe ka postuar në Twitter një status ku shkruan ‘Kam një borxh prej 1 dollarë, nuk mund ta besoj se nuk më jepni diplomën për këtë. Unë mendoja se nuk i kisha kaluar provimet hahahaha. Jeni shumë të ashpër që me mbajtët në pritje kaq kohë.’

Statusi i lojtarit u bë direkt viral dhe fotografia e publikuar diskutohet në të gjitha mediat e huaja.

 

57198856_578845975959364_191275913260826624_n.png

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086929798126221
array(1) { ["section"]=> string(115) "nuk-i-jepnin-diplomen-per-1-dollar-borxh-qe-ne-vitin-2018-djaloshi-turperon-universitetin-me-foton-e-postuar-161072" }