‘Nuk i kam hequr unë’, Dritan Shakohoxha sqaron largimin e Bora Zemanit dhe Ilda Bejlerit

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 12:52 20-10-2019 ‘Nuk i kam hequr unë’, Dritan Shakohoxha sqaron largimin e Bora Zemanit dhe Ilda Bejlerit

Mbrëmjen e djeshme në programin e Rudina Dembacaj “Mos i fol shoferit”, ka qenë i ftuar Dritan Shakohoxha.

Gjatë intervistës, ai ka folur edhe për largimin e bujshëm të dy gazetareve të njohura, Bora Zemani dhe Ilda Bejleri nga SuperSport.

Shakohoxha tregoi se nuk kishte të bënte me largimin e tyre nga televizioni, pasi është thjesht një gazetar sportive.

“Një person ikën nga puna, të gjithë thonë Shako, Shako! Nuk është e vërtetë, si fillim jam më i gjati, për fat të keq jam dhe më i madhi në moshë. Jam drejtor nuk kam çfarë të bëj, jam drejtor i SuperSportit. Unë nuk di të heq njeri nga puna. Unë jam gazetar sportiv dhe them trajner nuk do bëhem dot kurrë se do e kisha bërë skuadrën me 20 lojtarë. Nuk di të them do rri njëri në stol. Gjithsesi njerëzit nuk kanë pse rrinë në të njëjtin vend pune”, u shpreh Shakohoxha.

Screenshot_2.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026367902755737
array(1) { ["section"]=> string(93) "nuk-i-kam-hequr-une-dritan-shakohoxha-sqaron-largimin-e-bora-zemanit-dhe-ilda-bejlerit-182782" }