'Nuk i kontrolloni dot Avdylajt', zbardhen kërcënimet e bandës ndaj policëve pas sherrit te Burgu 313

Publikuar tek: aktualitet, më 12:07 30-05-2020 'Nuk i kontrolloni dot Avdylajt', zbardhen kërcënimet e bandës ndaj policëve pas sherrit te Burgu 313 Foto ilustruese

Ditën e djeshme në ambientet e paraburgimit të Burgut 313 në Tiranë ka nisur një sherr mes anëtarëve të bandës së Avdylajve dhe policisë.

Përplasja ndodhi pas një vendimi për kontrollin e qelive të tyre, pasi ishte gjetur një telefon.

Kësisoj drejtori i përgjithshëm i burgjeve Agim Ismaili, urdhëroi tre muaj izolim për anëtarët e bandës së Avdylajve dhe për një shtetas italian, pas sherrit me efektivët e burgut.

Por Gjykata vendosi që të anulojë vendimin për izolimin e këtyre personave.

Ditën e sotme është zbardhur edhe dosja e Prokurorisë, ku zbulohen edhe kërcënimet e bandës ndaj policëve.

“Ty të njoh se më ke shoqëruar për vizitë në spital. Nuk i kontrolloni dot Avdylajt. Për 10 ditë unë jam jashtë, mbaje mend fytyrën time, do t’iu heqim qafe”, janë disa nga kërcënimet e bandës së Avdylajve ndaj policiëve në burgun e sigurusë së lartë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098800659179688
array(1) { ["section"]=> string(105) "nuk-i-kontrolloni-dot-avdylajt-zbardhen-kercenimet-e-bandes-ndaj-policeve-pas-sherrit-te-burgu-313-208396" }