'Nuk i lëviz asnjë presje asaj që kam thënë', Luan Rama distancohet nga thirrja për vëllavrasje e ish-kreut të PD

Publikuar tek: politike, më 23:07 25-06-2019 'Nuk i lëviz asnjë presje asaj që kam thënë', Luan Rama distancohet nga thirrja për vëllavrasje e ish-kreut të PD

Nënkryetari i LSI Luan Rama është distancuar publikisht mbrëmjen e sotme nga thirrja e ish-kreut të PD Elbasan Aurel Bylykbashi, i cili paraditen e sotme tha se në 30 qershor mund te shkohet dhe në vëllavrasje.

Në një lidhje me emisionin Opinion, Luan Rama mohoi fillimisht atë që kishte thënë ish-kreu i PD sot, por pas insistimit të gazetares Anila Basha dhe më pas shfaqjes së thirrjes për vëllavrasje me video nga Blendi Fevziu, ai u distancua publikisht.

Bylykbashi u shoqërua menjëherë në polici pas kësaj deklarate, ndërsa mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin 'Dritare me Rudinën' ai theksoi se nuk i heq asnjë presje asaj që kishte thënë.

'Unë dua të deklaroj se nuk i lëviz asnjë presje asaj që kam thënë. Unë mendoj që një shqiptar i mirë duhet të shikojë përtej gardhit të shtëpisë së tij. Të shikosh si po ecën ky vend, si po ecën rruga drejt BE', tha Aurel Bylykbashi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.06360387802124
array(1) { ["section"]=> string(117) "nuk-i-leviz-asnje-presje-asaj-qe-kam-thene-luan-rama-distancohet-nga-thirrja-per-vellavrasje-e-ish-kreut-te-pd-169761" }