‘Nuk i mbylli as ENVERI’, Fidel Ylli gjen zgjidhjen për bojktotin e Superligës: Të hapen BASTET SPORTIVE, janë 50 milionë euro që mund t’i marrë sporti

Publikuar tek: aktualitet, më 18:11 24-10-2020 ‘Nuk i mbylli as ENVERI’, Fidel Ylli gjen zgjidhjen për bojktotin e Superligës: Të hapen BASTET SPORTIVE, janë 50 milionë euro që mund t’i marrë sporti

Prej javësh Liga Profesioniste ka vendosur në marrëveshje me klubet bojkotimin e Kategorisë Superiore të Futbollit, deri në momentin që qeveria të plotësojë 4 kërkesat që Liga ka.

Deputeti Fidel Ylli, i cili është i deleguari i kryeministrit Rama për të gjetur një marrëveshje me Ligën për rifillimin e futbollit në vendin tonë.

I ftuar në A2, Ylli ka thënë se për të sponsorizuar sportin ka një mënyrë tjetër, duke mos shpenzuar nga buxheti i shtetit.

Ai është shprehur se duhet të lejohet hapja e basteve sportive, pasi janë 50 milionë euro që mund t’i përfitojë sporti.

“ Të hapen bastet sportive, nuk i mbylli as Enveri, janë 50 milionë euro që mund të marrë sporti. Sikur vetëm bastet të merrte sporti nuk do duhej asnjë lek nga buxheti i shtetit. Ishin bërë si kërpudha, po atëherë t’i marrë në dorë shteti, sepse baste ka edhe në Itali dhe në Angli edhe kudo”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përfshihet nga flakët një makinë në autostradë, ja detajet e para
Naftëtaret në mëshirë të fatit, Sindikatat Ndërkombëtare letër Ramës: Situata e papranueshme, sigurojuni pagat e prapambetura »
Article Logic
Execution time: 0.010458946228027
array(1) { ["section"]=> string(153) "nuk-i-mbylli-as-enveri-fidel-ylli-gjen-zgjidhjen-per-bojktotin-e-superliges-te-hapen-bastet-sportive-jane-50-milione-euro-qe-mund-t-i-marre-sporti-225023" }