Nuk i përgjigjej mikut në telefon prej 3 ditësh, amerikani gjendet i pajetë në Sarandë

Publikuar tek: aktualitet, më 21:47 08-04-2020 Nuk i përgjigjej mikut në telefon prej 3 ditësh, amerikani gjendet i pajetë në Sarandë Robert Hood

Një shtetas amerikan është gjetur i pajetë ditën e sotme në apartamentin që kishte marrë me qira në Sarandë. Bëhet fjalë për 70-vjeçarin Robert Hood, nga Alaska. Lajmi është bërë me dije nga gazetarja e Sarandës, Shpresa Dine. 

Mësohet se i moshuari jetonte prej tri vitesh i vetëm në një apartament me qira, në Lagjen nr.1 në Sarandë. Prej tri ditësh, 70-vjeçari nuk po u përgjigjej telefonatave të njërit prej miqve të tij.

Ai është shqetësuar dhe ka njoftuar Policinë, që së bashku me zjarrfikësit hynë në apartament, dhe e kanë gjetur të pajetë në shtratin e tij 70-vjeçarin amerikan.

Trupi i tij është nisur drejt Tiranës për ekspertizë mjeko–ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Raportohet se në trupin e viktimës nuk janë vënë re shenja dhune.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0087249279022217
array(1) { ["section"]=> string(92) "nuk-i-pergjigjej-mikut-ne-telefon-prej-3-ditesh-amerikani-gjendet-i-pajete-ne-sarande-201915" }