“Nuk i përgjigjem halabakëve”, Spiropali: Jam shumë e lumtur këto momente se jam bërë dhe nënë për herë të dytë

Publikuar tek: politike, më 22:27 19-02-2020 “Nuk i përgjigjem halabakëve”, Spiropali: Jam shumë e lumtur këto momente se jam bërë dhe nënë për herë të dytë Elisa Spiropali

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, thotë se refuzon t’i përgjigjet zëdhënësit të presidentit, i cili e quajti të çmendur, pasi po kalon një kohë “shumë të mirë dhe të lumtur”.

E megjithatë, Spiropali nuk ngurroi t’i quajë “halabakë që kanë marrë peng Presidencën”. Më tej në emisionin “Real Sotory”, ministrja socialiste tha se Meta po tenton të godasë interesat e shqiptarëve në prag të çeljes së negociatave duke i prishur lumturinë shqiptarëve.

Pjesë nga deklarata e Spiropalit:

Saga e reagimeve të tyre vazhdojnë, por për sa më përket, unë jam në një moment shumë të lumtur të jetës sime, edhe si nënë për herë të dytë, por edhe për zhvillimet pozitive të ditëve të fundit, lajmi i mirë në prag të çeljes së negociatave dhe në prag të mbledhjes së Këshillit. Ndaj dhe kanë zgjedhur këtë moment.

Jam një një kohë aq e mirë dhe aq të lumtur sa që refuzoj t’u përgjigjem një tufë halabakësh që kanë marrë peng intitucionin e Presidencës. Në të gjitha deklaratat e mija nuk ka asgjë personale me Ilir Metën, por nuk mund të rri pa reaguar kur Ilir Meta jo vetëm turpëron institucionin e Presidencës, jo vetëm zgjedh të sulmojë në një kohë të tillë për t’ua hequr shqiptarëve atë lumturi që kanë, dhe për të goditur në zemët të saj procesin e çeljes së negociatave, prandaj ka zgjedhur pikërisht këtë kohë për të goditur interesat e shqiptarëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066308975219727
array(1) { ["section"]=> string(114) "nuk-i-pergjigjem-halabakeve-spiropali-jam-shume-e-lumtur-keto-momente-se-jam-bere-dhe-nene-per-here-te-dyte-195798" }