Nuk ishte në takimin e PS-së, RAMA justifikon mungesën e tij: Po hedhim në letër ligjin për KÇK-në, tani në Ohër (MESAZHI)

Publikuar tek: politike, më 12:02 09-11-2019 Nuk ishte në takimin e PS-së, RAMA justifikon mungesën e tij: Po hedhim në letër ligjin për KÇK-në, tani në Ohër (MESAZHI) Rama në Forumin Botëror të Ekonomisë në Davos

Kryeministri Rama nuk ishte i pranishëm në takimin për organizimin e zgjedhjeve të delegatëve të Kongresit të PS-së, pasi është nisur drejt Ohrit për t’u takuar me presidentin serb Vuçiç dhe homologun maqedonas Zaev.

Kryesocialisti sqaron se nuk e sheh të nevojshme ‘’të dalë çdo ditë përpara mediave’’. Ai njofton se po harton Ligjin Special të ndëshkimit të zyrtarëve të korruptuar të drejtësisë, nismë që e ka paralajmëruar disa javë më parë.

Sot Rama do të qëndrojë në Ohër për të diskutuar për vazhdimin e iniciativës 3-palëshe ‘’Minishengeni Ballkanik’’, e cila synon krijimin e një zone të përbashkët të shkëmbimit tregtar midis Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Mesazhi i Ramës pas përfundimit të takimit ‘’Ti Zgjedh’’ në kuadër të zgjedhjeve të delegatëve të Kongresit të PS-së në 16 nëntor:

Brenda nëntorit fillon furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK-së. Tani për Ohër, ku nisin sot takimet për marrëveshjet e bashkëpunimit rajonal dhe nesër bëhet mbledhja e radhës ku janë ftuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor + partnerët europianë të nismave rajonale

Kur dal përditë ‘’pse del përditë?’’ pse del përditë, kur s’dal ca ditë ‘’çfarë ka që s’del përditë?’’, historia e vjetër ‘hip se të vrava zbrit se të vrava’. Sot e kam nisur ditën me grupin e punës për Ligjin Special kundër krimit të organizuar+masat kundër KÇK që po finalizohen në letër.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018586158752441
array(1) { ["section"]=> string(124) "nuk-ishte-ne-takimin-e-ps-se-rama-justifikon-mungesen-e-tij-po-hedhim-ne-leter-ligjin-per-kck-ne-tani-ne-oher-mesazhi-185257" }