‘Nuk ishte tharë mirë boja’, Eranda Libohova tregon sakrificën e këpucëve në Fest `96

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:54 17-11-2019 ‘Nuk ishte tharë mirë boja’, Eranda Libohova tregon sakrificën e këpucëve në Fest `96

Edhe pse vitet kanë kaluar, kënga ‘Kthehu për vete, për mua’ është një nga më të dëgjuarat e motrave Libohova.

Pasditen e sotme, Eranda ka treguar disa të fshehta nga ‘Festivali i Dhjetorit `96’.

Përveç 7 palë getave që kishte rregulluar në moment të fundit, po brenda asaj dite, ajo ka rrëfyer se ka lyer dhe këpucët në ngjyrë të verdhë tek një këpucar i lagjes.

‘Kisha sarafin e verdhë dhe për ta kombinuar, ia çova këpucarit 3 orë përpara festivalit për t`i lyer. I kisha blerë në Zvicër dhe ishin ngjyrë e zezë.  Mbaj mend që kur dola në festival, këpucëve nuk iu ishte tharë mirë boja’, ka pohuar me të qeshur Eranda.

Më tej këngëtarja ka shtuar se fustanin që e ka veshur në festival e ka ende dhe e ruan me fanatizëm. Madje edhe tani po ta përdor i qendron në trup si dikur.

eranda'.jpg

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019436836242676
array(1) { ["section"]=> string(88) "nuk-ishte-thare-mire-boja-eranda-libohova-tregon-sakrificen-e-kepuceve-ne-fest-96-186217" }