Nuk iu bind Kongresit, ligjvënësi Nadler paralajmëron 'pasoja serioze' për ish-këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë

Publikuar tek: bota, më 19:32 21-05-2019 Nuk iu bind Kongresit, ligjvënësi Nadler paralajmëron 'pasoja serioze' për ish-këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë

Kryetari i Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve, Jerrold Nadler ka kërkuar që komisioni të votojë për ta shpallur fajtor ish-këshilltarin ligjor të Shtëpisë së Bardhë, Don McGahn për mosbindje ndaj Kongresit pasi ai nuk u paraqit për të dëshmuar të martën.

Zoti Nadler nuk e anuloi seancën, po mbajti një formë të shkurtuar të saj me karrigen ku do ulej zoti McGahn. Ai tha se komisioni është “i përgatitur të përdorë të gjitha mekanizmat e detyrimit që ka në dispozicion”, ndaj ish-këshilltarit ligjor.

Në një letër dërguar zotit McGahn të hënën, zoti Nadler shprehte kundërshtimin ndaj një urdhri të Shtëpisë së Bardhë që udhëzonte zotin McGahn të mos dëshmonte dhe ndaj një opinioni ligjor të Departamentit të Drejtësisë, sipas së cilit Kongresi nuk mund ta detyrojë atë të paraqitet.

"Komisioni e ka bërë të qartë që ju përballeni me pasoja serioze nëse nuk shfaqeni nesër”, shkruante zoti Nadler.

Ai tha se Presidenti Donald Trump po përpiqej të “bllokonte një ish-zyrtar të informonte një degë të barazvlefshme të qeverisë lidhur me shkeljet e tij”.

Demokratët duan të dëgjojnë dëshminë e zotit McGahn dhe t’i bëjnë pyetje për pengimin e mundshëm të drejtësisë nga Presidenti Trump, lidhur me ndërhyrjen e Rusië në zgjedhjet e vitit 2016 dhe raportin e Prokurorit të Posaçëm, Robert Mueller lidhur me këtë çështje.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071427822113037
array(1) { ["section"]=> string(116) "nuk-iu-bind-kongresit-ligjvenesi-nadler-paralajmeron-pasoja-serioze-per-ish-keshilltarin-e-shtepise-se-bardhe-165175" }